Korrupsioni

Korrupsioni

Një prej problemeve më të mëdha të një shteti është që ta vjedhin atë vetë ata që e drejtojnë.

Kjo në Islam quhet « gulul », një term që është përdorur nga Allahu i Madhëruar dhe nga Profeti i Tij Muhamedi alejhi selam.

▪️Gululi bën pjesë në mëkatet e mëdha.

➖Allahu i Lartësuar thotë:

« Nuk i takon asnjë profeti të bëjë gulul (të përvetësojë padrejtësisht nga pasuria publike). E kush bën gulul, do të vijë në Ditën e Kiametit me atë që ka përvetësuar. »

Sure Ali Imran: 161

➖Ndërsa Profeti Muhamed alejhi selam i tha Ebu Mesudit, kur e caktoi për mbledhjen e sadakasë:

« Shko, o Ebu Mesud, të mbledhësh sadakanë, por mos të të gjej në Ditën e Kiametit duke ardhur me një deve nga devetë e sadakasë mbi shpinë, e cila bërtet, që e ke përvetësuar padrejtësisht. »

E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson Shejh Albani.

Dr. Abudallah Nabolli