♦️Mundi i Besimtarit nuk shkon kot.
▪️Kush punon drejt dhe me sinqeritet për Allahun Zotin e botëve, mundi i tij nuk shkon kot, çfarë do që të ndodh pas punës së tij.
Allahu nuk lejon që ajo punë të shkatërrohet përderisa është bërë për të fituar kënaqësinë e Tij.
▪️Këtë ia ka garantuar Allahu Zoti i botëve në Kuran:
“Allahu nuk ka për t’jua çuar dëm besimin tuaj. Vërtetë, Allahu është Dhembshur dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” Sure El-Bekare: 143.
▪️Thotë El-Berra bin Azib radiallahu anhu :
“Vdiqën disa njerëz atëherë kur ne faleshim në drejtim të Xhamisë Aksa dhe të tjerët thanë: si do të jetë çështja e atyre që janë falur vetëm nga ana e xhamisë Aksa (do të ruhet sevapi i tyre apo do të anulohet)? Atëherë Allahu i madhëruar zbriti ajetin : Allahu nuk ka për t’jua çuar dëm besimin tuaj.”
▪️Ky ajet është një përgëzim i madh për çdo besimtar : çdo vepër e sinqertë, çdo sakrificë dhe çdo mund i bërë për Allahun janë të ruajtura tek Ai dhe nuk humbasin kurrë.
Dr. Abdullah Nabolli


