♦️ Si e mbylli jetën mbreti zullumqar i hendeqeve ?
▪️Zullumqari herët a vonë do të shpërblehet me të kundërtën e asaj që ka synuar dhe do ta shijojë dënimin e Allahut të Madhëruar në këtë botë dhe në tjetrën, nëse nuk pendohet.
▪️Kjo sepse mbreti zullumqar edhe pse u mundua me çdo kusht, me tortura dhe terror për të penguar besimin e popullit të tij nuk e pengoi dot besimin e tyre.
Sa dëshpëruese duhet të ketë qenë për të kur i thanë: “Pasha Allahun, ndodhi ajo që i druheshe dhe njerëzit të gjithë besuan”.
▪️Përfundimi i këtij mbreti sipas historianit të njohur, Muhamed bin Is’hak -Allahu e mëshiroftë- ka qenë mbytja në det.
Ai tregon: Një burrë prej atij populli arriti të shpëtonte nga ajo masakër dhe lundroi në det për të kërkuar ndihmë në Etiopi e cila në atë kohë ishte sipas sipas besimit të tyre. Etiopiasit e ndihmuan atë me ushtarë dhe ata arrijnë ta mundin mbretin i cili kur e pa se e humbi betejën mori kalin dhe hyri në det dhe u mbyt .
▪️Kështu e mbylli jetën ky mbret, siç e mbyll zakonisht çdo zullumqar, për ta pritur atë dënimi i Ahiretit për të cilin thuhet në suren El-Buruxh:
“Ata të cilët i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe pastaj nuk u penduan, për ta është dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me zjarrin djegës” .
📜Shkëputur nga libri « Histori të bukura të rrëfyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) qëllime dhe dobi« .
Dr.Abduallah Nabolli


