Mrekullia më e madhe e Islamit ?

♦️Mrekullia më e madhe e Profetit Muhamed Alejhi Selam.

▪️ Profeti Muhamed Alejhi Selam ka thënë :

《Nuk ka pasur prej profetëve ndonjë profet, veçse i është dhënë prej mrekullive me qëllim që të besojnë njerëzit. Ndërsa ajo që m’u dha mua ishte shpallje, të cilën ma shpalli Allahu, dhe shpresoj të jem më me shumë ndjekës ditën e Kiametit.》

E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

▪️ Ky hadith përmban pesë dobi:

E para: Profetëve u jepen mrekulli me qëllim që njerëzit të dinë se ata janë të dërguarit e Zotit.

E dyta: Mrekullitë e profetëve herë janë mrekulli materiale, të kapshme nëpërmjet shqisës së të parit, dhe herë mrekulli udhëzuese, të kapshme nëpërmjet logjikës.

E treta: Kurani është mrekullia kryesore me të cilën është dërguar Profeti Muhamed Alejhi Selam, sepse ai ka pasur edhe mrekulli të tjera gjatë jetës së tij, si : Israja dhe Miraxhi, çarja e Hënës, njoftimet për të ardhmen, bekimi i ushqimeve, shërimi i të sëmurëve, komunikimi me sende dhe kafshë etj.

E katërta:
Kurani është mrekulli udhëzuese, e cila i flet mendjes dhe zemrës, dhe kjo e bën atë mrekulli të përjetshme, sepse libri mbetet mes njerëzve, ndryshe nga mrekullitë materiale të profetëve para tij, të cilat nuk mbesin dhe largohen me largimin e tyre.

E pesta: Kurani, për shkak se është mrekulli e vazhdueshme, do ta bëjë Profetin Muhamed alejhi selam më me shumë ndjekës se çdo profet tjetër ditën e Kiametit.

Dr. Abdullah Nabolli