Si Falet Namazi i Eklipsit ?

Si falet namazi i eklipsit dhe cili është qëllimi i tij ? 

1. Forma e Namazit të Eklipsit

Nga suneti i Profetit salAllahu alejhi ue selam për këtë shfaqje të eklipsit është falja e namazit të saj dhe ai është ndryshe nga namazet e tjera.

Ajo falet në dy rekatë:

Në rekatin e parë recitojmë suren El-Fatiha me një sure nga Kurani, dhe pastaj bie në ruku, ngrihesh dhe prapë reciton suren El-Fatiha për së dyti herë me një sure tjetër, bie prapë në rukunjin e dytë dhe me pas pjesa e tjetër e namazit është normale. Kështu vepron njëjtë me rekatin e dytë; pra, gjithsej janë katër ruku dhe katër sexhde.

Ky është një përshkrim i namazit të eklipsit, siç kryhet nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), siç transmetohet përmes disa zinxhirëve të transmetimit, përfshirë atë të transmetuar nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të):

« Dielli u eklipsua gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të). Ai shkoi në xhami, rreshtoi xhematin pas tij dhe bëri tekbirin.

Pas kësaj, ai recitoi gjatë, bëri tekbirin, u përkul në ruku për një kohë të gjatë, pastaj tha, ‘Sami’ Allahu limen hamideh’ (Allahu dëgjon kë e falënderon), dhe pastaj qëndroi në këmbë pa bërë sexhde. »

Ai recitoi prap Kuran të gjatë, megjithëse më të shkurtër se e para, bëri tekbirin, u përkul për një kohë të gjatë, megjithëse më pak se përkulja e parë, pastaj tha, « Sami’ Allahu limen hamideh, rabbenâ ve lakel hamd, » dhe pastaj bëri sexhde.

Ai e kreu njësinë e dytë në të njëjtën mënyrë si të parën, duke përfunduar katër përkulje dhe katër sexhde.

Dielli u rishfaq para se ai të largohej nga vendi i tij.

Buhariu 1046, Muslimi 902 dhe Nesaiu 1471.

2. Qëllimi i Eklipsit

Qëllimi i dukurisë së eklipsit është për të shfaqur fuqinë e Allahut të Madhëruar, dhe ato shihen si qortime të Allahut të Madhëruar, siç thotë Allahu në Kuran: « E mrekullitë (fenomenet natyrore), ne nuk i dërgojmë për tjetër, vetëm për frikësim. » (El-Isra: 59)

Në kësoj dukurie, besimtari duhet të ketë reagime si: falja e namazit, lutje, tesbih, tehamid, tehlil dhe tekbir, pendim të sinqertë për gjynahet tona, sadaka, etj.

Nga ato vende ku nuk është e dukshme eklipsi, nuk bëhet ky namaz, sipas asaj çfarë kanë thënë brezat e parë.

Kjo dukuri është e dukshme në varësi të caktimit të Allahut subhane ue te Ala në vende të ndryshme të botës. Ajo mund të lajmërohet në vende të ndryshme me një eklips të plotë ose pjesërisht, për një moment shumë të shkurtër, ose nuk vërehet hiq.

Dr. Abduallah Nabolli.