Universiteti Islamik i Medinës njofton :
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud, hapet aplikimi për:
Programin Bachelor në Shkencat e Sheriatit (online / në distancë)
Me mundësi për të përfituar bursa studimi falas për studentët dhe studentet ndërkombëtarë që plotësojnë kushtet e pranimit, për vitin akademik 1448 hixhri.
Qëllimi i programit :
Ofrimi i mundësisë për studimin e Shkencave Islame në distancë, sipas planprogramit të miratuar, duke përdorur teknologjitë më të fundit të mësimit elektronik, me qëllim përhapjen e dijes së Sheriatit dhe mundësimin e studimit për studentë nga vende të ndryshme të botës.
Përparësitë e programit :
Jepet diplomë Bachelor e akredituar nga Universiteti Islamik i Medinës, pas përfundimit të kërkesave të programit dhe kalimit të provimit gjithëpërfshirës.
Program akademik sipas planit të miratuar mësimor.
Mundësi studimi nga distanca nga çdo vend në botë.
« Bursë studimi falas e ofruar nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Saud. »
Periudhat e Aplikimit :
Nga 26/07/2026 deri më 08/08/2026.
رابط التقديم : https://bit.ly/44ORbA0
للاطلاع على دليل القبول : https://bit.ly/4pFD5KE
Perktheu : Hoxhë Egzon Abiti


