Triumfi mbi shejtanin
Vellezër dhe motra! Jemi në ditët e bekuara të Teshrikut.
Haxhinjtë e Shtëpisë së Allahut në këto ditë ndodhen në Mina, duke e përmendur Allahun dhe duke i gjuajtur guralecët.
Kjo gjuajtje simbolizon gjuajtjen e shejtanit, ashtu siç ka thënë Ibn Abbas -Allahu qoftë i kënaqur me të-:
“O njerëz! Shejtanin po e gjuani dhe fenë e babait tuaj Ibrahimit po e ndiqni.”
Triumfi mbi shejtanin është një kërkesë shumë e rëndësishme, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
“A nuk ju porosita, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni shejtanin, sepse ai është armik i hapur për ju,
dhe që të më adhuroni Mua? Kjo është rruga e drejtë.
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush; a nuk mendonit?”
Dr. Abduallah Nabolli


